Durmishi: Numri i produkteve në “Shportën e Vitit të Ri” ka arritur në 1036, rritet interesi i kompanive për t’iu bashkuar aksionit

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, së bashku me zëvendësministrin Marjan Risteski dhe drejtorin e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Vllatko Stojkoski, mbajtën konferencë për media në të cilën informuan për aksionin “Shporta e Vitit të Ri” që filloi dje. Siç informuam dhe siç ishte paralajmëruar, filloi dje aksioni “Shporta e Vitit të Ri”, të cilin e paralajmëruam në fillim të vjeshtës.

 

Kam kënaqësinë të them se numri i produkteve në “Shportën e Vitit të Ri” është në rritje të vazhdueshme dhe deri më sot ka arritur në 1036 produkte. Aksionit deri më tani i janë bashkuar më shumë se 90 prodhues dhe shpërndarës të produkteve, ndërsa produktet prej dje janë në dispozicion të qytetarëve në 38 zinxhirë të marketeve. Ky aksion është bërë me iniciativën e sektorit të biznesit, ku ata ofruan produkte që ofrohen me çmime më të ulëta për qytetarët prej të paktën 10 për qind, dhe do të zgjasë nga 15 dhjetori i vitit 2024 deri më 15 janar të vitit 2025. Përmes kësaj mase, ne ndihmojmë drejtpërdrejt në përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve për të kaluar festat e Vitit të Ri në kushte të mira.

 

Të gjitha produktet që janë përfshirë me aksionin janë shënuar në raftet e marketeve me shenjën “Kujdesemi! Më pak harxhime, më shumë për ty”, tha ministri Durmishi.

Siç sqaroi ministri, edhe pse dje për një pjesë të madhe të marketeve në të gjithë shtetin ishte ditë jopune, respektivisht punon vetëm marketet në qendrat tregtare dhe në vendet turistike, produktet në rafte u shënuan siç e ka vërejtur këtë Inspektorati Shtetëror i Tregut. Të gjitha informacionet në lidhje me aksionin, listën e produkteve dhe kompanitë që janë pjesë e shportës (prodhuesit, shpërndarësit, marketet…) janë publikuar në faqen e internetit www.mojakosnica.mk. Lista e produkteve nuk është mbyllur dhe të gjitha palët e interesuara mund të aplikojnë me produktet e tyre në info@mojakosnica.mk

“Dua të ritheksoj se këtë “ Shportë të Vitit të Ri ”e kemi bërë në konsultim me biznesin, ku kemi zhvilluar dhjetra takime me të gjithë. Për herë të parë, kjo “Shportë e Vitit të Ri” është e ndryshme nga masat që janë miratuar më parë me qëllim mbrojtjen e standardit jetësor të qytetarëve për shkak se kjo masë vjen nga biznesi dhe nuk është vendim i Qeverisë. Kjo e ashtuquajtur masë është një ulje aksioni në çmimet e produkteve të caktuara ushqimore, pijeve alkoolike dhe joalkoolike që do të jenë e vlefshme një muaj”,  theksoi Durmishi.

 

Ministri informoi se monitorimi i çmimeve bëhet në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e konsumatorëve dhe Ligjin për tregtinë, respektivisht mund të shihen çmimet e produkteve që janë në Shportën e Vitit të Ri dhe çmimet më të ulëta të të njëjtave produkte që kanë qenë në 30 ditët e fundit.

“Në raftet duhet të theksohen çmimi i ri me ulje dhe çmimi i vjetër.

 

Në ueb faqen e Shporta ime janë publikuar në mënyrë transparente të gjitha produktet që kompanitë, shpërndarësit dhe tregtarët ua kanë ofruar qytetarëve, ku të gjithë do të mund të informohen se si numri i produkteve rritet çdo ditë. Ministria e Ekonomisë dhe Punës po punon vazhdimisht për miratimin e masave që do të nënkuptojnë shpenzime më të ulëta për qytetarët dhe mbrojtje të standardit jetësor”, tha Durmishi dhe u bëri thirrje kompanive që të respektojnë vazhdimisht aksionin që e kanë krijuar vetë, e nëse qytetarët kanë vërejtje, ata duhet t’i denoncojnë ato në Inspektoratin Shtetëror të Tregut në numrin e telefonit falas 191 ose në faqen e internetit www.dpi.gov.mk

 

Me respekt,

Njësia e marrëdhënieve me publikun

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights