Fetai: Instaluam qasje të re në Qeverisje, arrestuam pa dallim të gjithë ata që përdhosen dhe dogjën flamur

Zëvendëskryeministri Arben Fetai, në një intervistë në TV Koha, duke folur rreth tentimeve rreth destabilizimit të vendit, ai ka thënë duhet të bëhet e qartë se tanimë Maqedonia e Veriut është anëtare e NATO-s. 

“Askush nuk guxon të cenoj sigurinë e RMV-së. Natyrisht këtu kemi ndikime malinje nga ana e Rusisë, dashakeqe. E cila dëshiron të minojnë stabilitetin e vendit nga brenda duke përdorur figura kontroverse në vend. Çështja nuk është te siguria sa është te stabiliteti. Unë dua t’i kujtoj qytetarët se me 22 nëntor qeveria për herë të parë mbajti mbledhje solemne për ta shënuar këtë ditë në qeveri. Për të vazhduar me 28 nëntor ku kishim festime në të gjithë anët e vendit dhe kishte seancë në Parlament, ku pati fjalim edhe kryeministri dhe e uroj këtë ditë”, deklaroi ai.

Zëvendëskryeministri Fetai, shtoi se fatkeqësisht që nga fillimi i Qeverisë së re kemi parë elemente për destabilizim nga faktorë të ndryshëm, qoftë ato ekstremiste nga pala maqedonase si Levica që organizojnë grupe të caktuara në rrjete sociale për të shpërndarë gjuhë të urrejtjes dhe klimë që minon bashkëjetesën.

“Pastaj ndodhën edhe rastet me djegie dhe përdhosjen e flamurëve kombëtar dhe shtetërorë. Dhe këtu për herë të parë patëm qasje të re të Qeverisë. Ku u arrestuan pa dallim të gjithë ata që përdhosen dhe dogjën flamur. Dhe të gjithë pa dallim do të dënohen sipas Kodit Penal të vendit”, tha Fetai.

Ai shtoi se për herë të parë kemi policë të cilët përdhosën flamurin shqiptar, për të cilën u hap lëndë nga kontrolli i brendshëm i policisë dhe procedura është duke ecur dhe deri në fund të vitit ata dy policë do të mbajnë përgjegjësi për veprën e tyre.

 

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights