Fetai: Fatkeqësi që 23 vite pas Marrëveshjes së Ohrit, Gjuha Shqipe të përkufizohet me përqindje
Zëvendëskryeministri Arben Fetai, në një intervistë në TV Koha, deklaroi se Gjuha Shqipe me kushtetutë të vendit është zyrtare, por ajo ende përkufizohet me përqindje dhe nuk është e barabartë me gjuhën maqedonase.
“Është fatkeqësi që 22 vite pas Marrëveshjes së Ohrit jemi ende me definicione të përqindjes. Dihet që subjekti i ASH-së, në momentin kur vendi e ndryshoi emrin, kemi kërkuar që të hiqet 20% por nuk kemi gjetur mirëkuptim nga BDI. Të cilët thoshin se nuk duhet t’ju japim alibi maqedonaseve për të mos e votuar ndryshimin e emrit”, u shpreh Fetai.
Zëvendëskryeministri Fetai, tha se Ligji i fundit është sjellë në vitin 2017 me insistim të ASH-së, i cili ishte si kushte për 100 ditët e para të qeverisë.
“Por BDI bashkë me LSDM-në e dërgoi ligjin në Komisionin e Venecias. Ata japin mendime dhe sugjerime dhe nuk japin mendime në aspektin e kushtetutshmërisë të ligjit Ajo Gjykatë Kushtetuese është produkt i qeverisë BDI-LSDM. Pra edhe njëri nga deputetët e tanishëm të BDI-së, Sali Murat, ka qenë kryetar i Gjykatës Kushtetuese, dhe lëndët e këtij ligji janë lënë në sirtarë dhe është lënë si barrë pikërisht nga ana e tij”, tha Fetai.
Ai gjithashtu shtoi se Gjykata Kushtetuese e ka kuptuar peshën e këtij Ligji dhe me të drejtë e ka lënë të vendoset me një dëgjim publik ku do të ftohen profesorë dhe akademikë.