Danimarka investon në mbrojtjen e Grenlandës pas njoftimit të Trump-it se dëshiron të blejë ishullin
Ministria e Mbrojtjes e Danimarkës njoftoi për shpenzime të mëdha të reja për mbrojtjen e Grenlandës, territorit arktik të pasur me minerale dhe burime natyrore, për të cilin Kopenhaga ka të drejta, ndërsa presidenti i sapozgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump, kishte deklaruar se dëshironte ta blinte ishullin, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Ministri danez i mbrojtjes, Troels Lund Poulsen, deklaroi se paketa për mbrojtjen do të arrijë një “shifër dyshifrore miliardash”. Dhjetë miliardë kurona daneze janë ekuivalente me gati 1.5 miliardë dollarë.
Paratë do të përdoren për blerjen e dy anijeve patrulluese të klasit “Thetis”, dy dronëve me rreze të gjatë dhe për pajisjen e dy skuadrave të qenve me slita, të cilat gjithashtu do të ndihmojnë në rritjen e personelit të komandës arktike daneze, tha Poulsen për gazetën “Jyllands-Posten”.
“Për shumë vite nuk kemi investuar sa duhet në Arktik, tani planifikojmë një prani më të fortë,” deklaroi ministri.