Limani: Kemi kompani serioze që është e interesuar të investoj në Deponinë Rusino
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, në një intervistë për DailyClick në TV21, në lidhje me deponinë Rusino, ka thënë se kemi kompani të cilat janë të interesuara për të investuar në një fabrikë reciklimi.
“Një ekip nga Turqia ishin javën e kaluar, kemi pasur edhe kompani nga Austria dhe Italia.
Ne do të kërkojmë projekte konkrete nga këta kompani në lidhje me Deponinë Rusino.
Interesimi ynë është që të filloj dhe të mbarojë sa më shpejt projekti që të kemi zgjidhje të shpejtë dhe afatgjate.
Ministri i Ambientit Jetësor, Izet Mexhiti gjatë vizitës së tij në Gostivar, e vizituam bashkërisht edhe deponin Rusino, tek ai pash që ka interesim serioz dhe do merren hapa konkrete për zgjidhjen këtij problemi”, tha Limani.
Ai bëri të ditur se Komuna e Gostivarit obligimet që i ka pasur ndaj kësaj ndërmarrjeje i ka shlyer dhe shtoi se është NP “Komunalec” e cila i detyrohet rreth 6 milionë denarë deponisë Rusino.
https://www.facebook.com/watch/live/?ref=watch_permalink&v=1783885582152291&rdid=zESLzY7u6dYEjJ1V