Sot realizohet një ëndërr e kahmotshme për qytetarët e Komunës së Zhelinës

Pas shumë përpjekjeve tona, për herë të parë në komunën e Zhelinës do të mund të nxjerren dokumentet personale, edhe atë ,Pasaportat, Letërnjoftimet dhe Lejet e vozitjes në Grupçin.

E kam patjetër ta përmend se kjo kërkesë e jona është që nga viti 2018 por gjithmonë kemi hasur në vesh të shurdhër, për shkak se qeveria e kaluar në krye me BDI-në, e ka penguar këtë gjë. Sot, jam i gëzuar që qytetarëve të mi u realizohet një dëshirë dhe kërkesë e kahmotshme, dhe për këtë falenderoj Ministrinë për këtë mundësi që na bëri realitet si dhe duke mos e harruar edhe kontributin e kryeshefit të policisë së Tetovës që kërkesën tonë gjithmonë e ka marrë seriozisht. Urime të gjithëve!

Në këtë event sot prezent ishin Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski, Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, deputetët Kaltrina Beqiri dhe Adnan Azizi si dhe kryeshefi i policisë së Tetovës Rijat Ali, ku bashkarisht hapëm pikën në Grupçin për nxjerrjen e dokumenteve personale.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights