Vuçiç: Lajm i keq, Azerbajxhani ndërpreu furnizimin me gaz për Serbinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se sot ka marrë njoftim nga Azerbajxhani në lidhje me furnizimin me gaz.

“Një tjetër lajm i keq na goditi këtë mëngjes. Morëm një njoftim nga Azerbajxhani se nga sot nuk mund të mbështetemi më te 1.7 milion metra kub gaz që na vinte çdo ditë. Nga sot do të fillojmë të konsumojmë më seriozisht rezervat tona”, tha Vuçiç.

“Të gjithë thoshin ‘Vuçiç është i çmendur’, por tani doli që ishte e mençur që kemi mbledhur rezerva. Kemi aq shumë gaz sa që mund ta mbushim derisa të na godasë një fatkeqësi tjetër. Shpresoj që Azerbajxhani do të mund ta zgjidhë problemin për një ose dy muaj, por nëse nuk është e mundur, llogaritni se do të duhet të konsumojmë rezerva në katër muajt e ardhshëm nga 2 deri në 2.5, 3 milionë”, tha ai.

Vuçiç theksoi se nuk do të ketë mungesë të gazit, as të naftës dhe produkteve të tjera derivate, dhe se ende nuk ndryshon synimi i Serbisë që të jetë ekonomia me rritjen më të shpejtë në Evropë, raporton B92.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights