Stuhi në Mal të Zi: Erëra uragane dhe dëborë kanë goditur Ulqinin

Në Mal të Zi është aktivizuar alarmi meteorologjik portokalli i kuq për shkak të erërave të forta që kanë përfshirë rajonin. Në Ulqin sot në mëngjes janë regjistruar erëra uragane me shpejtësi mbi 100 kilometra në orë. Në Podgoricë, era arriti një shpejtësi prej 95 deri në 100 kilometra në orë, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në disa pjesë të qytetit.

Një pemë ka rënë mbi urën e vëllezërve Zlatiçan në Podgoricë, duke dëmtuar një pjesë të gardhit. Ekipet e shërbimeve përkatëse kanë reaguar shpejt, kanë hequr pemën dhe kanë siguruar funksionimin normal të trafikut.

Shërbimi i Mbrojtjes dhe Shpëtimit apelon që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin daljet e panevojshme gjatë erërave të forta.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights