Euronews: Maqedonia me shkallën më të lartë të vdekshmërisë nga ndotja e ajrit në Evropë

Pas pothuajse dy javë me ndotje ekstreme të ajrit, ajri në Maqedoni më në fund u pastrua falë kushteve atmosferike. Stacionet matëse tregojnë se niveli i ndotjes është i ulët.

Megjithatë, vendi mbetet ndër më të prekurit nga ndotja e ajrit, me numrin më të lartë të rasteve të vdekjes si pasojë e ajrit të ndotur – aktualisht, të gjitha vendet e Bashkimit Evropian raportojnë nivele të dioksidit të azotit mbi nivelet e rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, por disa janë më të prekura nga ndotja sesa të tjerat. Maqedonia ka numrin më të lartë të vdekjeve për shkak të ndotjes, pasuar nga Serbia. Gjithashtu, vendet fqinje si Shqipëria, Bullgaria dhe Mali i Zi kanë vlerësime shumë të larta, sipas një raporti të fundit të Komisionit Evropian dhe Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim – raporton Euronews.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights