BDI: Alarm për shëndetin publik: Maqedonia e Veriut me nivelin më të lartë të vdekshmërisë nga ndotja e ajrit në Evropë

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e thellë lidhur me nivelin alarmant të ndotjes së ajrit në Maqedoninë e Veriut, e cila, sipas të dhënave të Euronews, ka shkallën më të lartë të vdekshmërisë në Evropë të lidhur me ndotjen – një situatë e paprecedentë.

Kjo gjendje përbën një kërcënim serioz për shëndetin e qytetarëve tanë, veçanërisht për grupet më të ndjeshme, si fëmijët, të moshuarit dhe ata me probleme shëndetësore kronike.

Ndotja e ajrit kërkon një reagim urgjent dhe të mirëkoordinuar.

BDI vlerëson se qeveria dhe institucionet përkatëse duhet të prioritizojnë mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit publik.

Në vend që të shpërqendrohen me çështje që dëmtojnë marrëdhëniet ndëretnike, kërkojmë një qasje gjithëpërfshirëse dhe të përgjegjshme ndaj sfidave mjedisore.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights