De Bur: Po të ishte një klub i zakonshëm, Barcelona do të kishte zhdukur nga harta e futbollit!
Joan Laporta i shfrytëzoi të gjitha mjetet e mundshme për të regjistruar Dani Olmo dhe Pau Víctor, por pasi hasi në një përgjigje negative nga La Liga dhe Federata Spanjolle, ai gjeti mirëkuptim nga një organ qeveritar.
Gjykata Supreme për Sport në Spanjë lejoi regjistrimin e përkohshëm të dy lojtarëve dhe shpalli Laportën si fitues në betejën e vështirë me dy organet më të rëndësishme të futbollit në Gadishullin Iberik. Ky vendim sigurisht solli reagime të shumta negative në opinion për shkak të tolerancës në këtë rast.
Një numër i madh klubesh të La Ligës reaguan dhe akuzuan se gjithmonë merren vendime në favor të dy klubeve më të mëdha në Spanjë, dhe interesant është që në të njëjtin ton vazhdon edhe një ish-lojtar i Barcelonës.
Ronald De Boer shpërtheu me kritika të ashpra, duke mos fshehur zhgënjimin për atë që i ka ndodhur Barcelonës gjatë viteve të fundit, duke theksuar se në kushte normale, gjigandi katalanas duhet të kishte falimentuar për shkak të keqmenaxhimit dhe likuiditetit të dobët.
“Për mua, nga njëra anë, është zemërthyese ajo që i ndodh Barcelonës, por nga ana tjetër, kjo është zhgënjyese për klubet e tjera që përpiqen të punojnë sipas rregullave dhe të jenë të drejtë. Barcelona duket se edhe një herë i shmanget një situate të vështirë, por realisht është një çmenduri që kjo po ndodh. Po të ishte një kompani normale, apo një klub i zakonshëm, Barcelona do të kishte falimentuar ose do të kishte zhdukur nga harta prej kohësh,” tha De Boer.
“Barcelona ka humbur reputacionin ndërkombëtar prej disa vitesh. Gjërat në klub janë kthyer në një telenovelë të vërtetë. Barcelona shfrytëzoi gjithçka që mundi për të regjistruar Olmon. Laporta kurrë nuk ka qenë nën presion më të madh. E gjithë kjo situatë është absurde. Nuk e di se si do të përfundojë e gjithë kjo, por është për të ardhur keq që një klub i madh si Barcelona duhet të mbështetet vazhdimisht në lëvizje të tilla të çmendura për të shmangur skenarin më të keq,” theksoi De Boer.