Shporta e Vitit të Ri ishte e suksesshme, shpenzimet e ushqimeve dhe pijeve në dhjetor u ulën me 0.3%
Sot mbyllet aksioni i Shportës së Vitit të Ri, i cili u krijua me propozimin e bizneseve me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës dhe zgjati nga 15 dhjetori 2024 deri më 15 janar 2025.
Qëllimi kryesor i Shportës së Vitit të Ri, i cili u krijua nga bizneset, respektivisht prodhuesit, distributorët dhe tregtarët, ishte krijimi i një liste më të gjerë të produkteve ushqimore të caktuara që vendoseshin në rafte me çmime të reduktuara.
Me të njëjtën u parandalua rritja e çmimeve para dhe për festat e Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve dhe u ruajt një nivel i qëndrueshëm i inflacionit në dhjetor 2024 dhe janar 2025, gjatë festave të Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve kur ka rritje të konsumit.
Në listën e produkteve, siç është publikuar në ueb faqen Shporta ime të cilën Ministria e Ekonomisë dhe Punës e krijoi posaçërisht për këtë aksion, u përfshinë 1178 produkte nga 96 prodhues dhe distributorë, u përfshinë 51 markete kurse aksioni u zbatua në 762 pika shitjeje.
Nëse shikojmë këto shifra, besoj se aksioni i Shportës së Vitit të Ri ishte i suksesshëm dhe kontribuoi në uljen e çmimeve të produkteve që përfshiheshin në të.
Sipas Entit Shtetëror të Statistikave nga të dhënat për Indeksin e shpenzimeve të jetesës dhe të çmimeve me pakicë për muajin dhjetor vërehet se inflacioni në vitin 2024 krahasuar me vitin 2023 është 3.5%, siç edhe ishte projektuar. Në bazë mujore, në dhjetor të vitit 2024, krahasuar me nëntorin e po këtij viti 2024, inflacioni është 0.3%.
Të dhënat statistikore tregojnë se në dhjetor 2024, krahasuar me nëntorin 2024, ulja e shpenzimeve të jetesës për ushqime dhe pije joalkoolike është -0.3%.
Kjo tregon se Shporta e Vitit të Ri, ku bënin pjesë kryesisht ushqime dhe pije joalkoolike, ka dhënë efektin e saj dhe çmimet e ushqimeve dhe pijeve në dhjetor 2024 janë ulur në krahasim me nëntorin e vitit 2024.
Pritet që edhe në të dhënat statistikore për muajin janar të vitit 2025 në krahasim me dhjetorin e vitit 2024, të vërtetohen efektet e Shportës së Vitit të Ri, respektivisht të realizohet reduktimi shtesë i shpenzimeve të jetesës për ushqime dhe pije joalkoolike.
Faleminderit për të gjithë prodhuesit, distributorët dhe tregtarët që u bashkëngjitën dhe morën pjesë në këtë aksion me ç’rast kanë ulur çmimit e produkteve ushqimore dhe të një pjese të pijeve gjatë festave të fundivitit.
Ministria e Ekonomisë dhe Punës në periudhën vijuese do të vazhdojë të krijojë masa dhe politika që do të kenë domethënien e mbrojtjes së standardit të qytetarëve.