Sveçla: Janë mbyllur edhe dhjetë institucione serbe në Kosovë
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla:, njoftoi se nga mëngjesi i sotëm janë mbyllur të gjitha institucionet paralele të lidhura me Serbinë në Kosovë. Informacionin e konfirmoi edhe në profilin e tij në Facebook.
Sipas Sveçlës, janë ndërmarrë veprime policore në komunat Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Fushë Kosovë, Vushtrri, Novo Brdo, Kamenicë, Viti, Rahovec dhe Skenderaj. Ai shtoi se me këtë aksion po vihet një fund epokës së komunave dhe institucioneve paralele dhe kriminale serbe në Kosovë.
Në videon që publikoi Sveçla, duket edhe ministri kosovar për pushtetin lokal, Elbert Krasniqi, i cili tha: “Prej sot, përfundimisht janë mbyllur 28 komunat paralele dhe kriminale serbe në Kosovë.”