Sulejmani: Prioriteti ynë është anëtarësimi në BE

Driton Sulejmani nga koalicioni VLEN, në paraqitjen e tij televizive për TV24, ka deklaruar rruga evropiane për Maqedoninë e Veriut është prioritet si i koalicionit VLEN ashtu edhe i kësaj Qeverie.

“Pritja 22 vjet e Maqedonisë së Veriut është fatkeqësi, pasi kemi qenë ndër vendet e para që ka qenë kandidat për Bashkimin Evropian që nga viti 2005. Por që atëherë e këndej, fajtor ka qenë edhe pala jonë për shkak politikave të gabuara që janë aplikuar në vendin tonë. Për fat të keq në vend se ta dërgojmë vendin në BE, numri i madh i qytetarëve tani më kanë migruar dhe tani ata të jenë qytetar evropian”, ka deklaruar Sulejmani.

Siç tha ai, të gjithë politikat e gabuara që janë aplikuar deri më tani nga qeveritë e kaluara kanë pasur çmimin e tyre. Sulejmani shtoi se kjo Qeveri seriozisht mendon që ka ardhur koha që të ecim me hapa të mëdhenj përpara për të hyrë edhe vendi ynë në BE.

“Ne i dimë edhe pengesat tona që të cilat nuk varen nga ne por e jona është që të kryem detyrimet tona dhe pastaj të jemi të hapur për dialog për ta kaluar këtë pengesë të madhe me Bullgarinë. Tani po dëgjojmë edhe lajme të mira, pasi krijimi i Qeverisë së re në Bullgari është në formimin e sipër, ne jemi të interesuar seriozisht si Qeveri të gjejmë zgjidhje t’i tejkalojmë këto pengesa”, ka deklaruar Sulejmani.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights