KF Shkëndija e nisi në mënyrë pozitive serinë e ndeshjeve kontrolluese për vitin 2025
KF Shkëndija e nisi në mënyrë pozitive serinë e ndeshjeve kontrolluese për vitin 2025, duke triumfuar me rezultat të thellë 4:0 ndaj Bellasicës në miqësoren e luajtur sot në Strumicë.
Kuqezinjtë dominuan nga fillimi deri në fund, megjithatë pjesa e parë përfundoi pa gola, pavarësisht disa rasteve të mira për shënim. Në pjesën e dytë, trajneri Jeton Beqiri bëri disa zëvendësime që sollën freski dhe intensitet të shtuar në lojë, duke shfrytëzuar epërsinë në cilësi të skuadrës.
Goli i parë erdhi në minutën e 62-të, kur Klisman Cake realizoi një supergol nga gjuajtja e lirë, duke thyer baraspeshën. Më pas, në skenë doli Besart Ibraimi, i cili tregoi klasin e tij me dy gola në minutat 74’ dhe 84’, duke çuar epërsinë në 3:0. Në minutën e 86-të, Florent Ramadani vulosi fitoren me një gol të bukur që e çoi rezultatin përfundimtar në 4:0.
Kjo fitore ishte një fillim pozitiv për Shkëndijën, duke manifestuar formë të kënaqshme në start të testeve të fazës përgatitore. Ekipi do të vazhdojë me programin e planifikuar, me ndeshjen e radhës kontrolluese kundër Tikveshit më 22 janar në Kavadar.
BELLASICA-SHKËNDIJA 0:4 (0:0)
Stadiumi “Blagoj Istatov” në Strumicë
Golashënues: Cake 62’, Ibraimi 74’ dhe 84’ dhe F.Ramadani 86’
SHKËNDIJA: Amzai, Kocev, Adili (c), Meliqi, Webster, R. Ramadani, Alhassan, Jakupi, Kërstevski, Latifi, Ademi.
Luajtën edhe: Ramani, Gavrovski, Trumçi, Shala, Nuhija, Cake, Merxhani, Ibraimi, Qaka, Ceka, F. Ramadani, Jankov, Osmani dhe Halimi.