Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në furbollin Gjerman
Ish futbollisti shqiptar nga Gostivari i Maqedonisë së Veriut Lirim Mixhaiti po tregohet i suksesshëm në detyrën e trajnerit në futbollin gjerman.
Mixhaiti po vazhdon të ardhmen e tij në Gjermani në cilësinë e trajnerit të futbollit ku së fundmi ka arritur të hedh një hap të madh në karrierë si trajner profesionist futbolli ku është licencuar nga UEFA. Në një intervistë Lirimi rrëfen se me këtë të arritur pjesërisht ëndrra e tij është bërë realitet dhe se tani synimi i tij është vetëm ngritja në karrierë si trajner ku ambiciet janë të mëdha.Ai fillimisht synon të fitojë përvojë sa më të madhe si trajner në futbollin gjerman ku aktualisht është i angazhuar te grupmoshat e reja të Berlin AK, por në të ardhmen synimi i tij është që të drejtojë edhe klube më të njohur .
Futbolli është një nga aktivitetet ku shqiptarët e diasporës kanë treguar suksese të jashtëzakonshme.
Në këtë mes hyn edhe trajneri shqiptar nga Gostivari i Maqedonisë së Veriut, Lirim Mixhaiti, i cili jeton dhe vepron në Berlin të Gjermanisë ku ka dhënë një kontribut të madh në zbulimin e shumë talenteve të futbollit në klubet që ai ka drejtuar dhe po drejton tanimë në cilësinë e trajnerit profesionist.
Lirimi në një rëfim tregon se me ardhjen e tij në Gjermani ndoqi ëndrrën e tij që ishte futbolli, dhe menjëherë u angazhua si futbollist në klube të ndryshme si në Tebe Berlin, Berlin AK 07, Optik Rathenau, Chemintzer FC, SV Yesilyurt, GW Brieselang, SW Spandau, WFC Corso 99/Vineta , Steglitz GB 1982 me të cilat klube ai është angazhuar si futbollist profesionist në gara dhe turne të ndryshëm evropian dhe në shtete të Azisë, ku ka dëshmuar cilësitë e tij prej një futbollisti nga i cili pritej shumë,por fatkeqësisht për shkak të një lëndimi serioz në shputën e këmbës së tij ai në moshë shumë të re në vitin 2004 pa dëshirën e tij detyrohet që të ndërpres karrierën e tij futbollistike duke mos e realizuar deri në fund ëndrrën që kishte të shkëlqente në futboll në klube edhe më të mëdha pasi që i kishte të gjitha cilësitë dhe aftësitë fizike, teknike dhe taktike.
Edhe përkundër faktit që Lirimi u detyrua që të ndërpres karrierën e tij si futbollist pikërisht atëherë kur po ngritej, ai nuk hoqi kurrë dorë nga futbolli përkundrazi vazhdoi që të jap kontributin e tij në këtë sport duke u angazhuar tani si trajner dhe ndihmës-trajner në po ato klube ku kishte filluar karrierën si futbollist si në WFC Korso 99/Vineta, Steglitz GB 1982, dhe GW Brieselang, ku këtij profesioni apo kësaj zeje i është qasur me seriozitetin më të madh dhe me përkushtim.
Hapat e parë tij si trajner, Mixhaiti thotë se i ka filluar duke udhëhequr futbollistë të rinj në disa klube në vendin ku ai jeton dhe vepron aktualisht në kryeqytetin gjerman, në Berlin.
Nga këtu ka nisur rrugëtimi i tij si trajner dhe ambicia e tij është që të arrijë majat e suksesit në këtë fushës pasi që është profesioni që i fle në zëmër dhe këtë punë e bënë me shumë dashuri vullnet dhe përkushtim, ai po ecë me hapa të sigurt në zejen e trajnerit dhe nuk ka dyshim që një ditë Lirimin do ta shohim duke drejtuar ndonjë skuadër të madhe më të cilin të gjithë ne si shqiptar padyshim se do të ndjehemi krenar.