Pronari i Olympiakos dhe Nottingham Forest dëshiron të blejë një klub të katërt!
Biznesmeni kontrovers grek Evangelos Marinakis mund të shtojë një klub të katërt në portofolin e tij. Gjykuar nga informacionet, greku është pronar i Olympiakos, Nottingham Forest dhe klubi portugez Rio Ave, dhe tani ka vënë syrin mbi një klub brazilian. Bëhet fjalë për Vasco da Gama, për të cilin mediat lokale raportojnë se mund ta marrë në periudhën në vijim.
Marinakis ka planifikuar një takim me pronarët aktualë të Vasco da Gama dhe dëshiron të blejë 70% të aksioneve të këtij klubi.
Vlera e Vasco da Gama është rreth 300 milionë dollarë brazilianë, që përkon me rreth 50 milionë euro.