Bitcoin mund të arrijë në 700,000 dollarë?! Shefi i “BlackRock” dha një parashikim të pabesueshëm – kjo do të ndodhë nëse investitorët bëjnë vetëm një gjë!
Bitcoin mund të arrijë një vlerë marramendëse prej 700,000 dollarë nëse investitorët institucionalë ndajnë mes 2 dhe 5 përqind të portofolieve të tyre për këtë kriptomonedhë, sipas Larry Fink, shefi i BlackRock, kompanisë më të madhe të menaxhimit të aseteve në botë.
Monedha dixhitale ka shënuar një rritje të konsiderueshme të vlerës së saj në muajt e fundit. Gjatë vitit 2024, çmimi i bitcoin-it u rrit me 121 përqind, duke arritur në 108,135 dollarë në dhjetor. Pas inaugurimit të presidentit amerikan Donald Trump, Bitcoin arriti një nivel rekord prej 109,225 dollarë të hënën.
Trump ka shpallur më parë planet e tij për t’i bërë SHBA-të “kryeqytetin global të kriptomonedhave” dhe për të formuar një rezervë kombëtare për Bitcoin.
Fink tha në Forumin Ekonomik Botëror në Davos se ai “beson” në kriptomonedhën më të madhe në botë si një mjet financiar, duke theksuar potencialin e saj si mbrojtje kundër inflacionit dhe rreziqeve financiare.
“Po, nëse friksoheni se valuta juaj mund të devalvohet ose nëse friksoheni nga pasiguria ekonomike ose politike e vendit tuaj, Bitcoin mund të jetë një mjet që do t’i kalojë ato frikëra lokale”, tha Fink.
Investitori shprehu besimin se lëvizja e ardhshme do të jetë miratimi institucional i kriptomonedhave.
“Java e kaluar pata një takim me fondin shtetëror dhe diskutuam nëse duhet të investojmë 2 përqind? A duhet të kemi një shpërndarje prej 5 përqind? Nëse të gjithë e pranojnë këtë ide, Bitcoin mund të arrijë në 500,000, 600,000, madje edhe 700,000 dollarë”, tha Fink.
Vitin e kaluar, BlackRock lansoi fonde për Bitcoin dhe Ethereum që tregtohen nëpërmjet një shkëmbimi, duke investuar drejtpërdrejt në këto kripto-tokene.