Ish-lojtari i Manchester Cityt e goditi gruan me këmbë në kokë
Ish-futbollisti i Manchester Cityt dhe Queens Park Rangers, Joey Barton (42), është në gjyq për dhunë ndaj ish-gruas së tij, Georgia (38).
Siç raportojnë mediat, Barton në qershor të vitit 2021, pasi ishte i dehur, e shtyu gruan e tij, e cila ra në dysheme dhe pastaj e goditi me këmbë në kokë.
Kjo ndodhi gjatë një feste në shtëpi me dy çifte të tjera, ndërkohë që fëmijët flinin lart. Georgia Barton më pas thirri policinë dhe e denoncoi bashkëshortin e saj. Barton ishte i njohur për natyrën e tij të ashpër në fushën e lojës gjatë karrierës së tij si futbollist. Bënte faulle të rënda, merrte shumë karta të kuqe, dhe kishte përplasje me kundërshtarët, shokët e skuadrës, dhe trajnerët…
Por, ai ndërtoi një karrierë të shkëlqyer pikërisht për shkak të luftës dhe pasionit që tregonte. Ka luajtur më shumë në Premier League dhe ka pasur një paraqitje për kombëtaren angleze. Ai gjithashtu provoi veten si trajner, duke udhëhequr ekipet angleze të ligës së dytë, Fleetwood dhe Bristol Rovers, duke kaluar dy vite e gjysmë në këto klube.
Aktualisht, ai është pa kontratë që nga tetori i vitit 2023.