Adnan Azizi: Mesazhet e BDI përmes sondazheve të kurdisura

ShkruanAdnan Azizi
E para: Që të vazhdoj ti mbajë me shpresë mbështetësit e saj të cilët i gënjeu deri tani se VLEN nuk mund të hy në Qeveri, më pas se nuk mund të rri mbi tre muaj, e më pas se pas vitit të ri BDI do të hy në Qeveri!
E dyta: Nuk ka lidhje pse ne nuk hyjmë në Qeveri, po prap rejtingun e kemi të lartë, prandaj gajret burra, mos shkoni nga partitë e pozitës.
E treta: Duke tentuar të bëjë veprime përçarëse, siç ka bë 22 vite në pushtet, e duke thënë, mos po i përçaj këto të VLEN-it, duke i radhit se kush është i pari e kush i dyti. Duke menduar se shqiptarët akoma i hanë forat që i zbatonte sistemi ish-jugosllav, dhe VLEN-i do të nisë “luftë” në mes veti për atë se kush është i pari!
E katërta dhe më e rëndësishmja: BDI e ka humbur pushtetin, por por i kanë mbetur para nga Llotaria, Soravia, tenderët në katër sy dhe shumë keqpërdorime të tjera, për çka ta kanë nisur të sorollaten nëpër dyert e prokurorisë!
Paramendoni edhe tash në opozitë janë vazal të Mijallkovit, i cili ua paguan sondazhet me numra të kurdisur, numra siç u do qejf!
Por u doli bllof, sepse me atë sondazh të rremë, tash plasi edhe më shumë përçarja me patericat e BDI-së brenda Frontit!
Epo kështu nuk i kanë ndihmuar këto sondazhe të rreme edhe në Tetovë kur i shkruanit për BDI-së 23% dhe Lëvizjen BESA 0,9%, por përsëri humbët tre herë me radhë!
Tashmë asgjë nuk do u ndihmojë, as sondazhet, as Mijallkovi e as Vuçiqi! Në zgjedhjet lokale këto intriga marrin fund, ndërsa BDI shkon në histori!

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights