Të rinjtë kundër të moshuarve – kush shpenzon më shumë dhe kush kursen më shumë?
Në një botë ku sfidat ekonomike janë pjesë e përditshmërisë, zakonet e shpenzimit tek grupet e ndryshme të gjeneratave në Maqedoni janë një temë interesante për analizë.
Nga të rinjtë millenials dhe gjenerata Z, deri te gjeneratat më të moshuara, çdo grup ka një qasje të veçantë për menaxhimin financiar dhe prioritetet.
„Të rinjtë sot janë shumë më të fokusuar në përvojat se sa në gjërat materiale“, thotë Stefan Jovanovski, specialist i marketingut që analizon rregullisht tendencat e konsumit. „Gjenerata Z, për shembull, shpenzon më shumë për udhëtime, koncerte dhe teknologji se sa për pasuri të paluajtshme ose investime afatgjata“.
Sipas të dhënave nga hulumtimet më të fundit, gjenerata Z në Maqedoni (ata të lindur pas vitit 1995) ka tendencën të shpenzojë paratë për kënaqësi të momentit.
Shumë prej tyre preferojnë të investojnë në zhvillimin e tyre personal përmes kurseve ose të blejnë veshje të markave të njohura, ndërsa kursimi është më i ulët në listën e tyre të prioriteteve.
„Mendoj se jeta është shumë e shkurtër për të kursyer për gjëra që ndoshta nuk do të ndodhin kurrë“, thotë Nina Stojanova, një studente 22-vjeçare nga Shkupi.
Millenialët (të lindur midis vitit 1980 dhe 1995) janë gjenerata që balancojnë më shumë midis kursimit dhe shpenzimit.
Edhe pse shpesh janë në gjendje financiare për të paguar kredi ose për të mbështetur familjen, ata gjejnë kohë dhe burime për të investuar në teknologji të reja, pasuri të paluajtshme ose hobby.
„Po mundohem të kursej sa më shumë që mundem, por gjithashtu dua të kem një jetë komode“, thotë Ratko Petrovski, një 34-vjeçar i punësuar në sektorin e IT.
Nga ana tjetër, gjenerata X (të lindur midis vitit 1965 dhe 1980) tregon disiplinë më të madhe kur bëhet fjalë për planifikimin financiar.
„Ne mësuam të jetojmë me skromësi dhe të mendojmë për nesër“, thotë Kristina Milevska, një këshilltare financiare 48-vjeçare. „Gjithmonë kursejmë për çdo rast – qoftë për arsimin e fëmijëve, qoftë për pensionin“.
Sa i përket baby-boomerëve (të lindur para vitit 1965), ata mbeten më konservatorë në zakonet e tyre të shpenzimit. Fokusimi i tyre është në shëndet, pasuri të paluajtshme dhe nevojat familjare.
„Kurrë nuk e di se çfarë do të sjellë e ardhmja. Prandaj është e rëndësishme të mendojmë për afatgjatë“, thotë Blagoj Jovanov, një 67-vjeçar pensionist.
Interesante është se të gjitha gjeneratat, pavarësisht dallimeve, po tregojnë gjithnjë e më shumë interes për blerjen e produkteve dhe shërbimeve lokale.
Mbështetje për ekonominë e brendshme dhe respektimi i vlerave tradicionale po bëhen një bazë e përbashkët për konsumatorët maqedonas.
Zakoni i shpenzimit jo vetëm që na tregon shëndetin financiar të gjeneratave të ndryshme, por edhe se si secila prej tyre po përshtatet me kushtet e ndryshueshme. Ndërkohë që të rinjtë janë të fokusuar në përvoja të momentit, gjeneratat më të moshuara tregojnë se disiplinimi dhe planifikimi janë çelësi për stabilitetin afatgjatë.