Maqedonia do të jetë mikpritëse e takimit të liderëve të rajonit për Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor

Shkupi, në gjysmën e dytë të marsit të këtij viti, do të jetë mikpritës i takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor (WB6), që do të fokusohet në Planin e Rritjes të Bashkimit Europian.

Siç njoftoi Ministria për Çështje Evropiane, kjo vendim është marrë si rezultat i rolit proaktiv të Qeverisë së Maqedonisë në përgatitjen dhe implementimin e Agjendës Reformuese lidhur me këtë plan strategjik.

„Ky vendim nga BE-ja është një njohje për angazhimet tona për avancimin e bashkëpunimit rajonal dhe integrimin në familjen evropiane“, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Ministria theksoi se më vonë do të publikohet data e saktë e mbajtjes së takimit dhe detajet për ngjarjen.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights