Rama: Akademia e FA-së, derë e hapur që krijon liderët e së nesërmes

kademia e Forcave të Armatosura mbetet një institucion arsimor mjaft tërheqës për studentët e rinj, ndërsa ofron edhe shumë avantazhe si pagesa mujore  dhe akomodim falas.

Kryeministri Edi Rama ndau sot opinionin e dy prej studentëve që ndjekin Akademinë e  Forcave të Armatosura, të cilët shpjeguan se pse ndjekja e studimeve në këtë Akademi ishte zgjedhja e tyre.

Rama theksoi se Akademia e Forcave të Armatosura, është një derë e hapur për të gjithë studentët e interesuar.

“Akademia e Forcave të Armatosura ofron një kurrikul mësimore e cila kombinon edukimin cilësor me stërvitjen ushtarake dhe punën në ekip, si një strukturë që vlerëson shërbimin ndaj vendit dhe krijon liderët e së nesërmes”, u shpreh kryeministri.

Melisa Kuqo, studente pranë kësaj Akademie vlerësoi se FA-të ofrojnë mundësi për të rinjtë që duan të ndërtojnë të ardhme të sigurt dhe duan të ndihmojnë vendin e tyre.

“Të qenit pjesë e FA-së më mësoi disiplinën, përkushtimin dhe përgjegjësinë. Jam krenare që i shërbej Shqipërisë”, u shpreh ajo.

Ndërsa Flori Sari, një tjetër student në Akademinë e Forcave të Armatosura vlerësoi se përveç edukimit cilësor, në Akademi mësohet si të punohet në ekip dhe përballja me çdo sfidë. “Për ata që kërkojnë një të ardhme ndryshe, FA është zgjedhja e duhur”, tha ai.

Studentët që zgjedhin të studiojnë në Akademinë e Forcave të Armatosura, kanë disa avantazhe si, pagesë mujore ndihmëse përgjatë gjithë periudhës së studimit, akomodim dhe ushqim falas.

Po ashtu ata kanë tarifë regjistrimi 0 lekë, përgjatë 3 viteve të studimit.

/m.m/a.f/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights