Ish-burri zbulon pse Parashqevi Simaku humbi kujdestarinë e të birit
Biznesmeni Elton Iliriani ka zbuluar detaje të reja nga jeta personale e këngëtares Parashqevi Simaku dhe divorci i saj me ish-bashkëshortin Robert Nolfe. Ai ka lexuar një deklaratë të gjatë të bërë nga Nolfe, ku ai ka ndarë arsyet e ndarjes nga Simaku dhe vendimin e gjykatës për kujdestarinë e djalit të tyre, Luke.
Robert Nolfe shpjegon se në fillimet e divorcit, ai nuk kërkoi kujdestarinë e djalit, por vetëm të kishte mundësinë ta takonte atë dy herë në javë. Gjithashtu, ai pranoi që për shumë vite të paguante qiranë e shtëpisë ku jetonte Parashqevi, nga viti 2007 deri në 2018, si një kontribut për mirëqenien e familjes.
Pas dy vitesh ai tregon se sjellja e Simakut ndaj djalit ishte bërë gjithnjë e më e ashpër, duke e izoluar atë jo vetëm nga ai si baba, por edhe nga jeta sociale dhe shkolla. Sipas tij, ajo refuzonte të dërgonte djalin për kontrolle mjekësore, çka e çoi çështjen në gjykatë. Në fund, gjykata vendosi që kujdestarinë e Luke ta merrte Robert Nolfe.