I martuar? Zbulohet e vërteta e Gjestit

Jeta private e banorëve të ”Big Brother Albania Vip 4” është në syrin e popullit. Një nga hipotezat më të bujshme ishte se Gjesti mund të kishte qenë i martuar. Por burime të afërta me të kanë hedhur dritë mbi të vërtetën, duke mohuar çdo spekulim për martesë.

Sipas tyre, Gjesti nuk ka qenë kurrë i martuar, por ka bashkëjetuar për katër vite me një vajzë të quajtur Diellza, e cila është nga Prishtina dhe nuk ka lidhje me botën e të famshmëve.

“Gjesti dhe Diellza kanë bashkëjetuar katër vjet. Ajo është përpjekur shumë për të mirën e tij, por ai shpesh ia ka kthyer me të keq. Jo, nuk kanë qenë të martuar, vetëm bashkëjetesë”, tha një burim i afërt për Prive.al.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights