Vuçic: Në 10 ditë do të dimë nëse do të ketë zgjedhje ose formim të qeverisë të re

Në 10 ditët e ardhshme do të vendosim nëse do të shkojmë në zgjedhje ose do të formojmë një qeveri të re, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic, në një konferencë të jashtëzakonshme për media.

“Procedura është si vijon, fillon me konstatimin e dorëheqjes në Kuvend, kur do të konstatohen, fillon periudha prej 30 ditëve deri kur duhet të zgjidhet një Qeveri, nëse nuk zgjidhet, shpallen zgjedhje. Presidenti i Republikës është i detyruar të nisi procedurën për zgjedhjen e një Qeverie të re, nuk do të shmang konsultimet, edhe pse e di se do të marr vetëm fyerje. Le të diskutojmë nëse do të shkojmë në formimin e Qeverisë ose në zgjedhje të reja. Vučević ka filluar tashmë bisedime me Daçiq, ka thënë se nuk është për zgjedhje. Do të vazhdojmë bisedimet me të tjerët,” tha Vuçic.

Kryeministri serb, Miloš Vučević, sot dha dorëheqjen dhe siç shpjegoi, mendon se është objektivisht i përgjegjshëm për sulmin ndaj studentëve që ndodhi mbrëmë në Novi Sad.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights