Milatoviç: Mali i Zi do të jetë anëtari i 28-të i BE-së

Mali i Zi do të jetë anëtari i 28-të i Bashkimit Evropian (BE), tha Jakov Milatoviç, president i Malit të Zi.
“Partneriteti strategjik midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor është më i rëndësishëm se kurrë. Prandaj, Mali i Zi duhet të shfrytëzojë mundësinë për t’u bërë anëtar i 28-të i Bashkimit Evropian deri në vitin 2028,” tha Milatoviç gjatë një leksioni për studentët në Natolin, të mbajtur gjatë vizitës së tij zyrtare në Poloni.

Milatoviç tha se Mali i Zi konsiderohet si vendi më i avancuar nga dhjetë vendet kandidate për anëtarësim në BE.

“Qëllimi ynë strategjik është t’i mbyllim negociatat deri në fund të vitit 2026 dhe të bëhemi anëtarë të BE-së deri në vitin 2028. Ky është një plan ambicioz, por i arritshëm,” tha Milatoviç dhe theksoi:

“Ka pesë arsye pse Mali i Zi është lider midis vendeve kandidate. Kemi hapur 33 kapituj në negociatat me BE-në dhe kemi mbyllur gjashtë. E kemi harmonizuar plotësisht politikën tonë të jashtme dhe të sigurisë me atë të Bashkimit Evropian. Mali i Zi është ekonomikisht më i avancuar nga vendet e tjera kandidate dhe tashmë përdor euro. Nuk kemi çështje të hapura të rëndësishme me fqinjët tanë, megjithëse kemi sfida me Kroacinë. Ne jemi anëtarë të NATO-s që nga viti 2017 dhe kjo ka forcuar stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.”

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights