Çmohen profesionistët, Alternativa emëron drejtor të departamentit dhe kulturës dhe çështjeve fetare Afet Jasharin
Partitët politike Alternativa nga Shkupi, në radhët e saja, ka vendosur që të sjell emërime të kuadrove cilësore dhe të cilët i vendos apo emëron në pozita që kanë për bazë përvojën e tyre dhe fakultetin dhe studimeve të tjera që i ka kryer.
Një ndër to është edhe Afet Jashar i cili është kuadër shumë vjeçarë nga Ministri e Kulturës i cili së fundi ka marrë postë me rëndësi edhe nga partia e tij, Alternativa.
Statusi i plotë nga partia “Altermativa”:
Afet Jashari-anëtari i kryesisë qendrore të Alternativës nga Komuna e Studeniçanit është caktuar drejtor i departamentit të kulturës dhe çështjeve fetare në nivel qendror të partisë. Mr. Jashari është etnolog dhe antropolog i diplomuar i punësuar këshilltar shtetërorë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore- Ministria e kulturës dhe turizmit . Alternativa vazhdon të bëj ekipin profesional të të gjitha drejtimeve ku jep kontributin e saj në kuadër të koalicionit VLEN