Gruaja më e bukur në futboll u martua me portierin e njohur: As që e kishte imagjinuar se do të fitonte tri herë më shumë se ai

Dileta Leota po shijon martesën me portierin Loris Karius, i cili ka qenë pa angazhim për një kohë të gjatë. Tani ai pranoi një kontratë vetëm për t’u afruar më shumë me familjen, ndërsa fiton tri herë më pak se gazetarja.

Gazetarja italiane sportive Dileta Leota, fytyra e televizionit “DAZN” dhe e Serie A, u martua këtë verë me portierin Loris Karius, me të cilin ka një vajzë. Nuk është befasi që ajo ra për dikë nga i njëjti biznes, por shumë janë të befasuar kur zbulojnë se ajo në fakt fiton më shumë se futbollisti.

Loris Karius ka qenë pa punë që nga korriku, kur i skadoi kontrata me Newcastle United, dhe vetëm disa ditë më parë gjeti një angazhim të ri. Ai nënshkroi me klubin gjerman Schalke, për t’u afruar më shumë me Dileta Leotën, e cila kishte kërkuar një ultimatum për të.

Ajo kërkoi që klubi i ri ku ai do të luante të ishte afër Milanos, dhe Karius ka pritur me muaj për një telefonatë nga Apenine, por kot. Gabimet e tij të mëdha në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2018, kur i dha dy gola Real Madrid dhe e la ekipin e tij Liverpool pa trofeun e dëshiruar, e ndjekin ende sot.

Kështu, ai kaloi nga një portier i respektuar dhe anëtar i kombëtares gjermane në pritje të një thirrjeje nga një ekip i dytë gjerman që lufton për mbijetesë në “2. Bundesliga”. Ai pranoi gjithashtu një ulje të konsiderueshme të pagës, duke rënë dakord që deri në fund të sezonit të fitojë vetëm 150 mijë euro, ose rreth 27 mijë euro në muaj. Ai nuk është as në grupin e lojtarëve më të paguar të Schalke, të cilët fitojnë dy herë më shumë se ai.

Sa i përket Dileta Leotës, paga e saj mujore në televizionin DAZN është 1,000,000 euro, pa bonuset, por siç thekson ajo vetë, paratë nuk janë asnjëherë në vendin e parë, pavarësisht se mediat kanë shkruar më parë për të.

Gjithashtu, tabloidët në Itali shpërndanë lajme se ajo kishte ndërprerë angazhimin me aktorin Can Yaman, pasi u përhapën thashetheme se ajo e tradhtonte me djalin e një miliarderi, pronar i Romës. Ai është Ryan Friedkin, të cilin ajo më vonë e mohoi, ndërkohë që një kohë të gjatë është lidhur gjithashtu me Zlatan Ibrahimovic.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights