E MUNDUR: Kaufland kroat shpall uljen e çmimeve për 1.000 produkte, një ditë pasi qeveria kroate ngriti çmimet për gjithsej 70 produkte

Lajme të mira për konsumatorët kroatë erdhën sërish nga zinxhirët tregtarë, pikërisht në ditën e dytë të bojkotu të qytetarëve ndaj supermarketëve.

Një nga zinxhirët më të mëdhenj tregtarë në Kroaci, Kaufland shpalli se do të ulë çmimet për më shumë se 1.000 produkte për herë të tretë brenda një viti, duke filluar nga 5 shkurti 2025, njoftuan mediat kroate.

Në kulmin e bojkoti të ri, Qeveria gjatë një takimi me përfaqësuesit e tregtarëve dhe prodhuesve mori një vendim për ngrirjen e çmimeve të 40 produkteve shtesë. Kjo e çoi numrin e artikujve me çmim të fiksuar nga 30 në gjithsej 70. Ky veprim vjen si përgjigje ndaj pakënaqësisë së shtuar të qytetarëve për shpenzimet e larta të jetesës dhe inflacionin.

Vendimi për listën e re të produkteve me çmime të kufizuara do të jetë në rend të ditës gjatë seancës së Qeverisë sot.

Tregtarët do të kenë shtatë ditë kohë për t’u përshtatur, dhe vendimi pritet të hyjë në fuqi të premten e ardhshme, tha dje ministri kroat i Ekonomisë, Ante Šušnjar.

Megjithatë, pati edhe kritika. Shumë ekonomistë dhe tregtarë theksojnë se ngrirja e çmimeve nuk është një zgjidhje afatgjatë, dhe kërkesat për uljen e TVSH-së për ushqimet po bëhen gjithnjë e më të zëshme. Sipas mendimit të tyre, uljet tatimore mund të sjellin përfitime afatgjata dhe stabilitet të çmimeve të produkteve ushqimore themelore.

Nga Kaufland kujtuan se, përveç këtij hapi, ata ofrojnë më shumë se 1.800 artikuj me çmime promocionale çdo javë. Sipas tyre, qëllimi i tyre është t’u mundësojnë qytetarëve që të blejnë produktet e nevojshme më me çmime të arsyeshme, duke iu përshtatur sfidave të tregut.

„Me një fokus të vazhdueshëm në raportin e favorshëm çmim-cilësi, Kaufland synon të mbetet një partner i besueshëm për blerjet e përditshme. Me një gamë të gjerë prej rreth 19.000 produkteve, ne duam t’u ofrojmë konsumatorëve mundësi të rregullta për kursim“, thuhet në njoftimin e Kaufland.

Po ashtu, një tjetër zinxhir i madh tregtar kroat, Konzum, ka njoftuar se do të ulin çmimet për 250 produkte të tjera. Bëhet fjalë për artikuj tërheqës nga prodhuesit vendas, të cilët shpesh gjenden në koshat e konsumatorëve.

Konzum tregon se çmimet do të mbeten të ngrira deri më 1 qershor 2025, dhe mund të ketë ulje të mëtejshme çmimesh.

Ulja mesatare e çmimeve është 10%, ndërsa zbritjet për disa produkte kalojnë 30%. Konzum ka investuar një milion euro për këtë raund të ri uljesh çmimesh.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights