BDI: Në një javë që zbuloi fytyrën e vërtetë të një pushteti që i trajton shqiptarët si të padëshiruar
2. Milorad Dodik, mohuesi i masakrave të Srebrenicës dhe Kosovës, u prit në Shkup me nderime të larta shtetërore dhe nga këtu lëshoi mesazhe kundër NATO-s dhe Bashkimit Evropian, duke e glorifikuar Rusinë, duke treguar se kjo qeveri nuk ka asnjë orientim perëndimor, por vetëm lidhje me forcat që i kanë sjellë tragjedi Ballkanit.
3. Në një ditë historike për shqiptarët, 28 janari shënoi përvjetorin e emërimit të kryeministrit të parë shqiptar, por në kushte të turpshme, ku shqiptarët provokohen dhe diskriminohen si kurrë më parë.
4. Në Kuvendin e drejtuar nga mohuesi i gjuhës shqipe, Afrim Gashi, u punësuan vetëm tre shqiptarë dhe njëzet maqedonas, me vendime që miratohen ekskluzivisht në gjuhën maqedonase.
5. Qeveria ia hoqi statusin e personit juridik Inspektoratit të Gjuhës Shqipe, në mënyrë të paligjshme dhe me qëllimin e qartë të eliminimit të çdo mekanizmi mbrojtës të barazisë gjuhësore. Një veprim që nuk është vetëm sulm ndaj një institucioni, por ndaj të gjithë shqiptarëve.
6. Kryeministri publikoi listën e 17 këshilltarëve të tij, ku shqiptarët janë pothuajse inekzistentë. Kjo është një dëshmi e qartë se shqiptarët nuk janë të mirëpritur në qeverisjen e tij dhe se për ta nuk ka vend në vendimmarrje.
7. Në kufirin me Kosovën, vazhdojnë kolonat poshtëruese dhe të qëllimshme në Bllacë, një përpjekje e orkestruar për të penguar komunikimin e përditshëm mes shqiptarëve në të dy anët e kufirit.
Dhe në përmbyllje të javës, partitë të a.q Vlen pranojnë publikisht se nuk mund të fitojnë mbështetjen e shqiptarëve dhe se e vetmja mënyrë për të mbijetuar politikisht është duke ndarë përfaqësimin me VMRO-DPMNE, për votat maqedonase dhe jo ato shqiptare.