Njoftim për publikun: Informacion për realizimin e kryeveprës së baletit “Esmeralda” nga Çezare Punji më 7 shkurt ora 20:00
Të nderuar,
Kryevepra e artit klasik të baletit “Esmeralda” nga kompozitori italian Çezare Punji, do të shfaqet në skenën e Operës dhe Baletit Nacional më 7 shkurt në ora 20:00.
Rrëfimi i Esmeraldës së bukur, i frymëzuar nga romani “Katedralja e Parisit” nga Viktor Hygo, do të realizohen nën dirigjimin e mysafirit nga Armenia, Eduard Ambarcumian, koreografia është vepër e koreografit të famshëm rus, Mihaill Krapivin, skenografë dhe kostumografë janë Zhivojin Trajanoviq dhe Lupka Ristovska kurse mjeshtër koncerti është Jane Bakevski.
Rrëfimin e pasionit, dashurisë dhe tragjedisë në skenën tonë do ta interpretojnë Hristina Naqevska Mitrashinoviq, në rolin e Esmeraldës, Ballazh Lloçei (Hungari) në rolin e Febit, Natasha Trendafillova Gicev në rolin e Fler de Lisit, së bashku me solistët, ansamblin e baletit dhe orkestrën e OBN-së.
Baleti “Esmeralda”, i njohur për kompleksitetin e tij teknik, hulumton thellësitë e emocioneve njerëzore, duke ofruar në të njëjtën kohë shfaqje spektakolare kërcimi që tërheqin vëmendjen e publikut. Kjo shfaqje do të krijojë përvojë të paharrueshme baleti dhe do të nxisë shikuesit të reflektojnë mbi fatin, dashurinë dhe sakrificat që sjell jeta.