Ballkani Perëndimor përsëri nën shenjën e bojkotit të marketeve

Blerësit në vendet e Ballkanit Perëndimor janë ftuar për një bojkot të ri të premten, raporton agjencia Anadolu.

Pas bojkotit shtatë ditor të tre zinxhirëve të shitjes dhe tre produkteve në Kroaci, i cili nuk solli ulje të çmimeve, është vendosur që bojkotin ta vazhdojnë, me një raund të ri për një zinxhir shitjesh tjetër për shtatë ditë.

„Nuk e kemi vërejtur se çmimi i ndonjë produkti është ulur. Po vërejmë që çmimet e disa produkteve janë rritur, dhe për këtë arsye, po vazhdojmë,“ thanë organizatorët e bojkotit në Kroaci.

Thirrje për unitet dhe presion më të madh

Për të premten është paralajmëruar një bojkot i përgjithshëm, që është e treta e premte radhazi, ku qytetarët ftohen të shmangin çdo formë pagese. Platforma „Alo Inspektor“ i ka ftuar qytetarët kroatë që të tregojnë unitet dhe të ushtrojnë presion të shtuar mbi tregtarët, si dhe mbi qeverinë.

Edhe pse qeveria kroate ka vendosur të zgjasë „bllokimin e çmimeve“ nga 30 produkte në 40 ose gjithsej 70, dhe tregtarët kanë paralajmëruar ulje çmimesh për qindra ose mijëra produkte, qytetarët mendojnë se kjo nuk është një masë e mjaftueshme.

Qytetarët po shpenzojnë më pak, dhe kjo nuk ndodh vetëm të premten. Javën e kaluar, siç raportoi administrata tatimore kroate, janë shpenzuar gjithsej 42 milionë euro më pak krahasuar me javën para bojkotit.

Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Sllovenia

Bojkoti i dytë i blerjeve është paralajmëruar për të premten në Bosnjë dhe Hercegovinë, por përveç të premtes do të vazhdojë edhe të shtunën, thotë Anadolu.

Qeveria e entitetit të Bosnjë-Hercegovinës, Federata BiH, njoftoi se do të publikojë një listë me 50 produkte që synon të ulë çmimet dhe t’i „bllokojë“ me një vendim.

Në të njëjtën kohë, në Serbi është paralajmëruar bojkot i produkteve gjithashtu për të premten, ndërsa në Slloveni po zhvillohet një bojkot njëjavësh i disa zinxhirëve të shitjes dhe produkteve, pasi javën e kaluar ishte bërë një bojkot i parë i blerjeve në atë vend.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights