Faton Pollozhani emërohet si Ushtrues Detyre i Kryetarit të Degës së BDI-së në Strugë.

ë mbledhjen e sotme të Kryesisë Qëndrore të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), e mbajtur në Kërçovë, u vendos që Faton Pollozhani të emërohet si Ushtrues Detyre i Kryetarit të Degës së BDI-së në Strugë.

Ky vendim vjen si vazhdimësi e procesit të reformave të brendshme të BDI-së, të bazuara në rregulla të rrepta të vetingut dhe në konsultim me antarësinë e BDI- së në Strugë dhe shumicën e qytetarëve të Strugës.

BDI ka nisur një epokë të  re transparence dhe llogaridhënieje.

Faton Pollozhani është një politikan i ri dhe i dëshmuar, i cili ka nisur angazhimin e tij politik si aktivist i devotshëm për qytetarët e Strugës.

Ai ka shërbyer me përkushtim si zëvendësministër i Transportit, duke treguar aftësi dhe përgjegjësi në detyrën e tij.

Me këtë vendim, BDI jo vetëm që vazhdon reformat e saj të thella dhe të bazuara në standarde të larta etike, por edhe tregon qartë se të rinjtë e aftë dhe të dëshmuar po marrin pozicione kyçe për të ndërtuar të ardhmen politike të vendit.

Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet i përkushtuar për të sjellë ndryshime të prekshme, duke mbështetur udhëheqës me integritet dhe vizion të qartë për zhvillimin e Strugës.

Autorizohet UD Kryetari i Degës të bëjë konsultimet me Anëtarët e Këshillave vendor, dhe të bëjë propozime për UD Kryetarë të Këshillave vendor, UD Anëtarë të Kryesive të Këshillave vendor dhe UD Anëtarë të Kryesisë së Degës.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights