Simptomat e hershme të mungesës së magneziumit përfshijnë humbje të apetitit, të përziera, të vjella, lodhje, dobësi…

Magneziumi është një mineral që luan një rol kyç në proceset metabolike të trupit.
Magneziumi ndihmon trupin tuaj të funksionojë siç duhet.

“Përveç se është një komponent i kockave tona, ai është gjithashtu i nevojshëm për mbi 300 reaksione enzimatikë në trup”, thotë Robin Foroutan, dietologe e regjistruar e specializuar në mjekësinë integruese dhe funksionale, për Everyday Health.
Magneziumi është i përfshirë në kontraktimin e muskujve, funksionin e enëve të gjakut, funksionin nervor dhe krijimin e neurotransmetuesve. Ai gjithashtu ndihmon në ruajtjen e ritmit të shëndetshëm të zemrës. Nëse jeni të deficitar ose keni nivele më të ulëta se ato optimale, kjo mund të ketë pasoja afatgjata për mirëqenien tuaj të përditshme.
Për gratë nën 30 vjeç, sasia e rekomanduar e magneziumit është 310 miligramë (mg) dhe 320 mg për ato mbi 30 vjeç. Për burrat nën 30 vjeç, kjo është 400 mg dhe 420 mg për ata mbi 30 vjeç.

Simptoma të mungesës së magneziumit
Simptomat e hershme përfshijnë: humbje apetit, të përziera, të vjella, lodhje, dobësi…

  • Dhimbje koke dhe migrenë: Magneziumi mund të luajë një rol në neurotransmetuesit që ndihmojnë në kontrollimin ose bllokimin e dhimbjes, sipas Fondacionit Amerikan të Migrënës.
  • Grçevat muskulore gjatë aktivitetit fizik: Pasi magneziumi është një elektrolit kyç për funksionin e muskujve, mund të vëreni se vuani nga grçeva të shpeshta gjatë aktivitetit fizik.
  • Sindromi i këmbëve të shqetësuara (RLS) ose grçevat muskulore natën: Grçevat muskulore të natës janë të lidhura me mungesën e magneziumit dhe shtesat me magnezium përdoren gjerësisht për të lehtësuar këto grçeva.
  • Ankthi ose depresioni: Disa neurotransmetues kërkojnë magnezium për të funksionuar siç duhet. Kur neurotransmetuesit tuaj janë jashtë ekuilibrit, mund të ndiheni të shqetësuar dhe të keni vështirësi në qetësim, duke rritur rrezikun për çrregullime mendore si ankthi dhe depresioni.
  • Lodhje: Magneziumi luan një rol në sintezën e adenosin trifosfatit, i cili prodhohet në mitokondri, “fabrika” energjetike e qelizave.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights