Shkëlqimi i Isaiah Kelly në fitoren e madhe të Çairit ndaj Vardarit
![](https://i0.wp.com/kohanews.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20250208_201042_Messenger-835x420-1.jpg?resize=780%2C420&ssl=1)
Skuadra e Çairit 2030 nuk pati probleme ndaj Vardarit të fundit dhe fitoi një fitore të madhe dhe bindëse (81-107) në xhiron e 17-të të Ligës së Parë të Maqedonisë.
Mysafirët nga Çairi ishin dominues në çerekun e parë dhe krijuan një avantazh prej 18 pikësh, ndërsa në pjesën e parë u larguan me rezultat 33-59. Ishte e qartë se çairasit do të shënonin një triumf të lehtë dhe kjo u vërtetua në vazhdimin e ndeshjes.
Më i miri në Çair ishte Isaiah Kelly, i cili pati një paraqitje “double-double” prej 26 pikësh dhe 12 kërcimesh, ndërsa në anën e kundërt emri i parë ishte Hristian Nastovski, i cili shënoi 19 pikë pas emrit të tij. Për Çairin kjo ishte fitorja e nëntë në kampionat dhe Vardari mbetet në vendin e fundit me shtatëmbëdhjetë humbje nga po aq ndeshje.