Pa fitues në “Bernabeu”

Skuadra e Barcelonës ka marrë mundësinë të rikthehet në garën për titull pasi dy ekipet e para në renditjen e La Ligës, Real Madrid dhe Atletico Madrid, barazuan në përballjen e tyre të zhvilluar sonte në “Santiago Bernabéu”.

Derbi madrilen përfundoi me rezultatin 1-1, ndonëse të dyja skuadrat kishin shanset e tyre për fitore. Atletico kaloi në epërsi në pjesën e parë, ndërsa Reali dominoi plotësisht në 45 minutat e dyta, por nuk arriti të konkretizojë disa mundësi të mira për gol.

Atletico shënoi golin e parë në minutën e 34-të me anë të Julián Álvarez nga pika e bardhë e penalltisë, pas një vendimi kontrovers të gjyqtarit kryesor, Soto Grado. Aurélien Tchouaméni shkeli Samuel Lino, por momenti nuk ndikoi drejtpërdrejt në lojë, ndaj fillimisht arbitri nuk e konsideroi ndërhyrjen si faull. Megjithatë, pas sugjerimit nga dhoma e VAR-it, ai vendosi të rishikojë rastin dhe akordoi penallti për Atleticon.

Në pjesën e parë, Reali nuk regjistroi asnjë goditje në portën e Atleticos, por gjithçka ndryshoi në fraksionin e dytë të lojës.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights