Ismet Islami zgjidhet kryetar i Alternativa Gostivar
![](https://i0.wp.com/kohanews.com/wp-content/uploads/2025/02/476832453_1050549423773625_2412793283040268339_n.jpg?resize=720%2C470&ssl=1)
Sonte u mbajt mbledhja e radhës e Kuvendit të degës së Alternativës në Gostivar, në të cilën u bë përzgjedhja e kryetarit të ri të degës.
Në një atmosferë të këndshme në prezencë të mysafirëve të cilët na nderuan, sekretari organizativ Bashkim Murtezi dhe sekretari për resurse njerëzore Bekim Sali, për kryetar dege nga ana e Kuvendit të degës unanimisht u zgjodh Ismet Islami, inxhinier i diplomuar i ndertimtarise
Fjalim rasti patën edhe deputetja Imerlije Saliu dhe nënkryetari i partisë, njëherit ushtruesi i detyrës kryetar dege i deritanishëm Afan Elezi.