Drejtori Neziri në Tiranë merr pjesë në takimin trepalësh me Kosovën dhe Shqipërinë
![](https://i0.wp.com/kohanews.com/wp-content/uploads/2025/02/476899251_1037830175053722_2592874709994572849_n.jpg?resize=780%2C470&ssl=1)
Takim rajonal mes zyrave homologe të Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Shqipërisë.
Me ftesë të DPPI-së së Shqipërisë, Drejtori i ESHPI-së, z. Eljesa Neziri këtë javë udhëtoi drejt Tiranës, me çrast morri pjesë në takimin mes tre shteteve fqinje, Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Shqipërisë.
Qëllimi i takimit ishin arritjet e deritanishme në fushën e pronësisë industriale në nivel rajonal si dhe planet e përbashkëta të tre zyrave homologe në nivel nacional dhe ndërkombëtar.
Takimi u zhvillua me tema të ndryshme, mes të tjerash organizimi i Ditës Ndërkombëtare të Pronësisë Industriale, që organizohet çdo vit e kështu me rradhë.
Bashkëpunimi mes këtyre tre shteve ka qenë gjithmonë i shkëlqyer e vazhdon të thellohet çdo vit e më tepër.