Taravari: Car Dushani erdhi në qendër të Shkupit në periudhën e BDI-së

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka krahasuar periudhat e qeverisjes së BDI-së me ato të tanishme, duke theksuar se raportet mes VLEN-it dhe VMRO-DPMNE-së janë shumë më korrekte sesa ato mes BDI-së dhe VMRO-së në të kaluarën. “Unë mendoj se deri tash raportet kanë qenë korrekte, por janë të pakrahasueshme me kaosin që ndodhte në vitet 2023-2024 me dy qeveritë e Kovaçevskit. Aty ishte kush si do punëson, kush si do punon. Dhe kjo nuk krahasohet, ne nuk e krahasojmë atë periudhë,” ka deklaruar Taravari.
Ai ka theksuar se raportet e tanishme janë më të qëndrueshme në krahasim me periudhën 2008-2016, kur BDI-ja bashkëqeveriste me VMRO-DPMNE-në.
“Nëse e krahasojmë periudhën 2008-2016 të BDI-së, tash mendoj se raportet VLEN-VMRO janë shumë më korrekte sesa në periudhën kur ishte VMRO me BDI-në. Mos harroni, Car Dushani erdhi në qendër të Shkupit në periudhën e BDI-së. Stema ndryshohej me 1000 arsyetime prej BDI-së, në kohën e qeverisjes VMRO-BDI. Kishte raste të montuara pa fund, ndërsa këto 7-8 muaj nuk ka pasur asnjë rast të tillë. Raste të vrasjeve misterioze ndodhnin në atë periudhë. Unë nuk e di si i përbinte zoti Ahmeti dhe me çfarë fytyre sot del dhe thotë se shqiptarët janë të diskriminuar,” ka përfunduar Taravari.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights