Sekuestrohet mbi katër kilogramë kokainë, vijon aksioni kundër mafies së drogës
Në kuadër të masave dhe aktiviteteve taktike operacionale plotësuese të ndërmarra dhe në bazë të ekspertizës dhe analizës së provave materiale, të siguruara gjatë zbatimit të një hetimi kriminalistik më datë 18 dhe 19.01.2025, për goditjen e një grupi të organizuar kriminal të përfshirë në blerjen dhe shitjen në rrugë të narkotikëve,më 10.02.2025 u gjetën dhe u siguruan prova të reja materiale.
Në dy lokacione në Shkup gjatë kontrollit të një automjeti, shtëpisë dhe lokaleve tjera janë gjetur dhe sekuestruar rreth katër kilogramë lëndë narkotike kokainë.
Hetimi vazhdon në koordinim me prokurorin publik kompetent nga PTHP për NKOK, ndërsa opinion do të njoftohet me kohë për të gjitha informatat e reja lidhur me rastin.