E FUNDIT/ Reagon Albin Kurti, publikon hartën e qyteteve fituese: Fitore e padiskutueshme, me vota cep më cep

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se sipas rezultateve preliminare, pa votat me kusht dhe ato të mërgatës, VV’ja prin në 21 komuna.

Përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook, Kurti thotë se puna e qeverisë së re do të vazhdojë sapo të certifikohen rezultatet, por nuk tregon se si do ta formojë apo  kë preferon për partnerë në qeverisje.

Postimi i plotë:
“Fitore e padiskutueshme, me vota cep më cep.
Në 21 komuna prijmë si fitues, sipas rezultateve preliminare, pa votat me kusht dhe ato të mërgatës.
Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin, dhe puna e qeverisë së re vazhdon sapo të çertifikohen rezultatet.
Deri atëherë, do të kujdesemi për ruajtjen e secilës votë që na e keni besuar.”, ka shkruar Kurti

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights