Kasami së bashku me kryetarin e Zhelinës, Sejdiu shpërndanë libra
Postim në rrjetin social facebook, nga Bilall Kasami:
Bashkë me kryetarin e komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu sot kemi shpërndarë libra në shkollën fillore “Luigj Gurakuqi” në Zhelinë, në shkollën fillore “Fan Noli” në Trebosh, pastaj në shkollën fillore “Pashko Vasa” në Grupçin si dhe në shkollën fillore “Rametulla Ameti”, në fshatin Llërcë, duke pasuruar kështu bibliotekat e tyre.
Nxënësit e këtyre shkollave tashmë kanë mundësi që të lexojnë libra interesant nga autor të ndryshëm!
Ne do të vazhdojmë të jemi afër nxënësve edhe me aktivitete të ndryshme!