NPK Sharri – Tetovë dhe Parku Kombëtar Mali Sharr Nënshkruajnë Marrëveshje Bashkëpunimi

Tetovë dhe Parku Kombëtar Mali Sharr nënshkruan një memorandum bashkëpunimi, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të shërbimeve publike dhe mbrojtjes së mjedisit. Marrëveshja, e firmosur nga drejtori i NPK Sharri, z. Valon Zeqiri, dhe drejtori i Parkut Kombëtar Mali Sharr z. Emir Huseini synon përkrahje të ndërsjellë në fushat me interes të përbashkët.

 

Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, Parku Kombëtar Mali Sharr do të ofrojë ndihmë logjistike për NPK Sharri në qasjen në terrene të vështira, ku mjetet standarde nuk mund të operojnë lehtësisht. Ky bashkëpunim do të mundësojë menaxhim më efikas të mbeturinave dhe përmirësim të infrastrukturës, duke kontribuar kështu në një mjedis më të pastër dhe më të qëndrueshëm për qytetarët.

 

Kjo iniciativë është një shembull i mirë se si institucionet publike mund të bashkëveprojnë për të ofruar shërbime më të mira dhe për të mbrojtur pasuritë natyrore të rajonit.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights