Vendimi i Gjykatës Themelore në Tetovë, që tenton t’ia dhuron BDI-së Aleancën për Shqiptarët, është një shembull i qartë i kapjes së drejtësisë.
![](https://i0.wp.com/kohanews.com/wp-content/uploads/2025/02/d2f7d873-96a7-4992-b481-aec8f959fd02.jpeg?resize=780%2C470&ssl=1)
Ky është një akt i pastër i gjyqësorit partiak, i cili përpiqet të manipulojë vullnetin e qytetarëve dhe të shndërrojë një parti politike në plaçkë lufte për Ali Ahmetin. Dërgojmë një mesazh të qartë për gjykatësin Ilir Rexhepi dhe klanin e Ziadin Selës: përpjekja juaj për të kontrabanduar Aleancën për Shqiptarët është e dështuar! ASH është e popullit, e anëtarësisë dhe e njerëzve me dinjitet, që nuk shiten për një grusht privilegjesh, sikurse ju.
Që nga themelimi, ideali i Aleancës për Shqiptarët ka qenë përmbysja e regjimit kriminal të Ali Ahmetit, i cili për motive korruptive ka dëmtuar rëndë interesat e shqiptarëve. Këtë amanet të shenjtë e ka çuar deri në fund lideri i ASH-së, Arben Taravari, i cili me përgjegjësi të plotë ka marrë mbi supe barrën e përfaqësimit dinjitoz të shqiptarëve në qeverisje. Vendimi skandaloz i gjykatësit Rexhepi do të bie përsëri në Gjykatën e Apelit.
Deri në një vendim përfundimtar, që do të vendosë drejtësinë në vend, lëmë Selën dhe klikën e tij të vetëkënaqen me vulat imagjinare të gjykatësit Rexhepi. Për gjendjen në drejtës, flasin vetë qytetarët dhe organizatat ndërkombëtare. Vetëm 2% e qytetarëve i besojnë sistemit gjyqësor, ndërsa raporti i djeshëm i Transparency International kritikon ashpër ndryshimet skandaloze të Kodit Penal, të cilat mundësuan amnistimin e qindra ish-funksionarëve të regjimit Gruevski-Ahmeti.
Ky vendim politik i gjykatësit Rexhepi na motivon edhe më shumë për të ndërmarrë reforma të thella në drejtësi. Nismat për shkarkimin e Kryeprokurorit dhe pesë anëtarëve të Këshillit Gjyqësor janë hapa të rëndësishëm për vendosjen e shtetit të së drejtës dhe intensifikimin e luftës kundër krimit dhe korrupsionit. Ndaj gjykatësit Rexhepi do ngrihet procedure për llogaridhënie. Drejtësia nuk do të mbetet peng i pazareve politike!