Murtezani: RMV e gatshme për të filluar negociatat me BE-në, por ndryshimet kushtetuese mbeten pengesë

Ministri për Çështje Evropiane,  Orhan Murtezani, në intervistën e fundit në TV Alsat, ka folur rreth negociatave dhe anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Ministri Murtezani deklaroi se fillimisht në aspekt të përgatitjes teknike të plotësimit të kushteve Maqedonia e Veriut si vend është i gatshëm që shumë shpejt t’i hap negociatat.

“Mirëpo jemi plotësisht të vetëdijshëm për pengesën e cila qëndron para nesh, gjegjësisht ndryshimet kushtetuese. Ne si qeveri e kemi bërë të ditur disa herë se në substancën e kushtit për ndryshimet kushtetuese nuk shohim ndonjë problem. Pra, përfshirja e komunitetin bullgar në preambulën kushtetuese, në thelb nuk përbën ndonjë problem për t’u përfshirë në Kushtetutë. Megjithatë në vazhdimësi kemi thënë se për të negociuar për periudhën pos ndryshimeve kushtetuese na duhet një partner stabil në Bullgari. Tani që ka Qeveri stabile, të cilën ne e përshëndesim, shpresojmë që së shpejti të krijohen komunikimet e para në drejtim të vendosjes së dialogut”, deklaroi Murtezani.

Ai garantoi se shumë shpejt do të ketë edhe një takim formal, nivelit të lartë për të filluar dialogun me Bullgarinë. Siç tha Murtezani, është e pa tolerueshme që ne si dy shtete fqinje, të cilët kemi firmosur një marrëveshje për fqinjësi të mirë dhe partneritet të mos kemi dialog.

“Nuk është vetëm interes i Maqedonisë së Veriut, anëtarësimi jonë drejt BE-së, por është interes jetik madje edhe strategjik i rajonit dhe i Sofjes që ne të anëtarësohemi në BE”, tha Murtezani.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights