Zekolli-Shaqiri: E drejta ligjore mbi banesat po bëhet realitet!
Pas shumë vitesh pritjeje, më në fund erdhi momenti që shumë qytetarë ta bëjnë realitet të drejtën e tyre ligjore mbi banesën ku jetojnë. Sot, me përkushtim të madh, filluam me nënshkrimin e 40 kontratave për blerje-shitje të banesave shoqërore, në përputhje me Ligjin për shitjen e banesave në pronësi shoqërore dhe Ligjin për banim.
Ky është vetëm hapi i parë drejt zgjidhjes së një problemi që prek qindra qytetarë ndër vite. Ne, si ministri, po punojmë me përkushtim dhe intensitet maksimal për të përmbyllur këtë proces sa më shpejt, duke u siguruar që çdo qytetar të marrë atë që i takon me ligj. Ky është një hap drejt drejtësisë sociale dhe një dëshmi e qartë se ne jemi këtu për qytetarët dhe për të përmirësuar jetën e tyre!