Kasami vizitoi shtëpinë e shëndetit në Gostivar
Status në facebook i kryetarit të Komunës së Tetovës, Kasami:
Sot së bashku me deputetin Adnan Azizi, vizituam Shtëpinë e Shëndetit në Gostivar, ku drejtori Vullnet Ollomani na njoftoi për planet e riorganizimit dhe renovimit të Shtëpisë së Shëndetit, me synimin që të bëhet një qendër më e avancuar dhe me shërbime më efikase për qytetarët e vendit.
Angazhimi ynë si Qeveri për përmirësimin e kushteve në shëndetësi, si dhe në fusha të tjera të zhvillimit të vendit, do të vazhdojë edhe më tej, deri në arritjen e standardeve evropiane, për të mirën e qytetarëve tanë!