Kryeparlamentari Gashi takohet me ambasadorin e Shqipërisë, Denion Meidani

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se ka realizuar takim me Ambasadorin e Shqipëris në RMV, Denion Meidani.
“Kisha kënaqësinë të zhvilloj një takim miqësor me Ambasadorin e Shqipërisë, z. Denion Meidani. Diskutuam rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit në fusha me interest të përbashkët strategjik. Atmosfera konstruktive e këtij takimi konfirmoi lidhjet e forta miqësore mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, si dhe angazhimin e përbashkët për zhvillimin dhe stabilitetin e rajonit. U shprehëm të bindur se realizimi i aspiartave mbështetet në partneritet të fuqishëm, ndërsa partneriteti i fuqishëm në miqësi të sinqertë.”, ka shkruar kreytari i Kuvendit, Afrim Gashi.