VLEN: Mbahet seanca e parë konstitutive e Trupit Koordinues Kombëtar për Barazi dhe Mosdiskriminimit

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, gjatë ditës së djeshme është mbajtur seanca e parë konstitutive të Trupit Koordinues Kombëtar për ndjekjen e gjendjes së mos diskriminimit dhe realizimin e ligjeve, akteve nënligjore dhe dokumenteve strategjikë në këtë fushë.
Koalicioni VLEN është i qëndrimit se diskriminimi, trajtimi diskriminues dhe mosrespektimi i ndryshueshmërisë të njerëzve paraqesin shkelje të të drejtave të njeriut dhe sulm ndaj shoqërisë në tërësi, dhe pikërisht për këtë arsye lufta kundër diskriminimit është një obligim dhe prioritet i përbashkët i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut si dhe i Ministrisë për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini.
Koalicioni VLEN, garanton se si Qeveri kemi Strategji të qartë shtetërore për Barazi dhe mos diskriminim 2022-2026 dhe gjatë kësaj periudhe Ministria përkatëse po punon për përgatitjen e Planit të Dytë të Veprimit për realizimin e saj me kornizë kohore 2025-2026.
Krijimi i këtij Trupi Koordinues Kombëtar për Barazi dhe mos diskriminim është një mjet praktik që ka kompetenca të gjera në lidhje me ndjekjen e situatës, dhënien e propozimeve konkrete për përmirësimin e sistemit në shtet.
Vazhdojmë të luftojmë kundër përjashtimit social dhe diskriminimit, promovimin e drejtësisë dhe mbrojtjes sociale, barazinë ndërmjet grave dhe burrave, solidaritetin ndërmjet brezave dhe mbrojtjen e të drejtave të të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights